Mirë se vini në shkollën IBZ Dortmund!
Dëshironi të mësoni gjermanisht sepse doni të studjoni, të punoni apo të jetoni në Gjermani? Ose thjesht keni interesin të mësoni më tepër për gjuhën gjermane, vendin, kulturën gjermane dhe mentalitetin gjerman? Atëhere jeni tek ne pikërisht në vendin e duhur!
Shkolla IBZ Dortmund ështe një nga shkollat më të njohura për kurse gjermanishte në Dortmund dhe në të gjithë qarkun e Dortmund-it. IBZ Dortmund ofron kurse gjermanishte në prezencë por edhe online për nivelet A1, A2, B1, B2, C1, të cilat orientohen sipas GER (kuadrit të referencave të përbashkëta europiane për gjuhët).
Kush nuk e ka mbyllur shkollën në Gjermani, por jashtë shtetit dhe dëshiron që të studjojë në Gjermani ose të fillojë nje shkollë profesionale në Gjermani, duhet të japë një provim zyrtar gjuhe, si p.sh. Telc, DSH ose TestDaf, përpara se të fillojë me studimet. Këto certifikata gjuhe nuk janë vetem një vërtetim për njohuritë e gjuhës gjermane, por edhe një kusht për pranimin për studime në një shkollë të lartë në Gjermani ose për fillimin e një shkolle profesionale.
Nëse planifikoni që të përgatiteni për një nga provimet e përmendura më sipër, ne ju rekomandojmë që të regjistroheni ne shkollën tonë për kursin përkatës të gjermanishtes. Ju mund të zgjidhni kurse nga A1 deri në C1. Shkolla IBZ Dortmund ështe një shkollë e liçensuar për provimet Telc dhe ofron rregullisht provime të tilla. Provimet DSH dhe TestDaf zhvillohen jashtë shkollës. Por ne ju mbështesim gjatë kërkimit për një vend provimi dhe për regjistrimin për provimin e DSH ose TestDaF.
Kurset në shkollën IBZ Dortmund janë të planifikuara që të zhvillohen intensivisht dhe në cilësine më të larte si edhe janë të organisuara për të dhënë provimin e gjuhës përkatës (të përmendura më sipër). Secili kurs përmban rreth 200 orë mësimi, një orë zgjat 45 Minuta dhe kurset ofrohen me 4 ose 5 orë mësimi në ditë nga e hëna deri të premten. Në përgjithësi zgjat secili kurs 8 deri 9 javë.
Secili kurs mbyllet me një provim, i cili përbëhet nga pjesët me lexim, dëgjim, me shkrim dhe gramatikë. Mbylla e suksesshme e provimit të jep të drejtën që të marrësh pjesë në kursin vijues ose pasardhës, të nivelit më të lartë.
Që të regjistrohesh për një nivel të caktuar na nevojitet një vërtetim për kalimin e niveleve të mëparshëm. Por ofrohet edhe mundësia që të marrësh pjesë në një test për të parë se në cilin nivel bëni pjesë. Gjithashtu ju orohet edhe mundësia që në vënd të një kursi komplet, të mbyllni vetëm një modul prëj 100 orësh mësimi.
Mësuesit tanë të kualifikuar dhe të motivuar kanë përvojë mësimi shumëvjeçare dhe punojnë më materiale dhe metoda aktuale. Kështu ju sigurojmë një mësim efektiv dhe gjithëpërfshirës. Përveç kësaj ne mbështesim dhe këshillojmë nxënëset dhe nxënësit për çështje të organisimit të përditshëm (zyra, aplikime, sigurime, për bileta me mjetet e qarkullimit publik etj.) dhe për planin individual të arsimimit (kolegj studimesh, universitet, shkolla të larta – me bazë praktikën, akademi).
Ju lutem klikoni tek njërin nga linket për tu informuar për datat dhe çmimet. Nëse keni pyetje të tjera mund të na drejtoheni ne në çdo moment.
Kurset në prezencë
[kurs gjuhe A1 [moduli A1.1] [moduli A1.2]
[kurs gjuhe A2 [moduli A2.1] [moduli A2.2]
[kurs gjuhe B1 [moduli B1.1] [moduli B1.2]
[kurs gjuhe B2 [moduli B2.1] [moduli B2.2]
[kurs gjuhe C1 [moduli C1.1] [moduli C1.2]
[kurs për përgatitjen e provimit (zyrtar) C1]
Kurset online
[kurs gjuhe A1 [moduli A1.1] [moduli A1.2]
[kurs gjuhe A2 [moduli A2.1] [moduli A2.2]
[kurs gjuhe B1 [moduli B1.1] [moduli B1.2]
[kurs gjuhe B2 [moduli B2.1] [moduli B2.2]
[kurs gjuhe C1 [moduli C1.1] [moduli C1.2]
[kurs për përgatitjen e provimit (zyrtar) C1]